25 vjetori i rënies së Agim Ramadanit / Osmani: Një personalitet poliedrik i shndërruar në hero
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar Agim Ramadanin në 25-vjetorin e rënies së tij në betejën e Koshares.
Osmani tha se “Agim Ramadani nuk ishte thjesht vetëm ushtarak, por një gërshetim i luftëtarit, poetit e piktorit, respektivisht një personalitet poliedrik i shndërruar në hero”.
“Ai është njeriu i mërgatës, patrioti e guximtari që ëndrrën për lirinë e bëri realitet duke iu bashkuar UÇK-së dhe duke u përjetësuar në heroin emblematik të shembjes së kufirit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë. Ai dhe bashkëluftëtarët i dhanë jetë ëndrrave dhe aspiratave të popullit tonë për të qenë i lirë”, tha presidentja.
Osmani shtoi se “heroizmi dhe trashëgimia e Agimit do të vazhdojnë t`i frymëzojë brezat që do të vijnë”.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Agim Ramadanin!”.
/Shqip.com