25 vite nga masakra e Reçakut, Edi Rama: Krim mizor, synohej spastrimi etnik i Kosovës
Publikuar:
(15.01.2024 15:04:04)

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 45 viktimat e masakrës së Reçakut, krim gjenocidial i 25 viteve më parë nga paramilitarët serbë në Kosovë.
Krim shtetëror të luftës mizore që synonte spastrimin etnik të Kosovës, e quan Rama atë që sipas tij tronditi mbarë botën.
Nderimi për viktimat e Reçakut, vijon Rama, qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet.
Postimi
25 vite nga Masakra e Reçakut💔
Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet🕊

/Shqip.com