Lajme Botë

25 të vrarë nga sulmi i fundit i Rusisë në Ukrainë

Lufta në Ukrainë
Lufta në Ukrainë

23 persona, përfshirë katër fëmijë, u vranë nga një sulm që goditi një bllok banesash në qytetin qendror të Umanit.

Ndërkohë, një grua dhe vajza e saj trevjeçare u vranë në qytetin e Dnipro.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se ushtria kishte shënjestruar për sulm njësitë rezervë të ushtrisë ukrainase.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA tha se Rusia po synonte njësitë rezervë dhe përdori armë me precizion të lartë të premten.

Në Uman, një qytet që është kursyer kryesisht nga sulmet ruse, një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe u shemb pjesërisht pasi u godit nga një raketë.

Më shumë se 10 orë pas sulmit, ekipet e shpëtimit po punonin ende, ndërsa banorët u përpoqën të merrnin disa nga gjërat e tyre.

/Shqip.com