Lajme

25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, thuhet se brenda 24 orëve janë shëruar 190 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë janë edhe 371 raste aktive me COVID-19.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar. Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.

MSH-ja dhe IKSHPK-ja kanë rekomanduar që qytetarët ta vazhdojnë vaksinimin si dhe të përmbahen masave preventive kundër COVID-19./Shqip.com