Lajme

25 diplomatë të huaj e vizitojnë Manastirin e Deçanit

Diplomatët e huaj në vizitë tek Manastiri i Deçanit

Pas thirrjes së BE-së dhe ambasadorëve të shteteve të QUINT drejtuar Kosovës që “të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”, sot dhjetëra diplomatë të huaj në Kosovë kanë shkuar në vizitë në Manastirin e Deçanit.

Për këtë ka njoftuar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili publikoi edhe pamje nga kjo vizitë.

“Sot shijuam një vizitë tjetër të këndshme në Manastirin e Deçanit, si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, së bashku me 25 kolegë. Në emër timin dhe kolegëve të mi dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Atin Sava për mikpritjen e tij”, ka shkruar ambasadori Rohde.

/Shqip.com