Lajme

24 vjet nga themelimi i “Shqiponjave të Zeza”, Haradinaj: Kishin guxim të pashoq

Daut Haradinaj

Ish-Komandati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Dukagjinit, Daut Haradinaj, ka takuar Njësinë “Shqiponjat e Zeza”.

Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se kjo njësi, ka shënuar 24 vjetorin e themelimit.

“Njësi që tregoi guximin e pashoq të burrave dhe grave të cilët luftën për çlirim e ngritën lartë në frontet e fitoreve të njëpasnjëshme.

Nderim e mirënjohje për të rënët dhe të gjallët”, ka shkruar Haradinaj.