Lajme

24-vjet nga çlirimi i Kosovës

Kosova sot shënon 24-vjetorin e Ditës së Çlirimit.

Janë bërë 24-vjet prej kur në Kosovë ishin vendosur 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Për nder të Ditës së Çlirimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me krerë të institucioneve tjera do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.

Fillimisht Osmani në orën 08:30, do të bëj homazhe te varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Pas homazheve tek varri i Rugovës, Osmani në orën 08:40, bën homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Kurse, në orën 09:30, Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Ndërsa, në orën 11:00, Osmani do të bëj nderim tek Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.

/Shqip.com