Lajme

24 vjeçari nga Shtimja nervozohet me babin, shkakton dhunë në familje

Ilustrim

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se të dielën, në fshatin Godancë i Epërm të Shtimës, kanë arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje me babain kishte shkaktuar dhunë në familje.

I arrestuari , B. A është 24 vjeçar ndërsa babai i tij, R.A 70 vjeçar.

“Në lidhje me këtë policia e rendit menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.A i moshës 24 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje me babën e tij R.A  i moshës 70 vjeçar, shkakton dhunë në familje, ndërsa në rast janë kyçur Njësia e Dhunës në Familje për ta hetuar rastin.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia bënë të ditur se të dyshuarin e kane shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë./Shqip.com