Lajme

24 vjet e 10 muaj burgim për të akuzuarin i cili vrau shokun për 20 euro borxh

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti I Krimeve të Rënda gjatë ditës së sotme ka dënuar me 24 vite e 10 muaj burgim S.A

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Gjykatës Themelore në Prizren

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti I Krimeve të Rënda (trupi gjykues, Teuta Krusha – Kryetare, dhe anëtarët Raima Elezi dhe Luan Berisha), ka shpallur aktgjykim Dënues ndaj të akuzuarit S.A., për shkak se ka privuar nga jeta personin tjetër, dhe me atë rast me dashje ka vë në rrezik jetën e një apo më shumë personave tjerë, me datë 26 janar 2020” thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Vrasja kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje për shkak të një borxhi prej 20 eurove.

“Pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh, që i’a kishte tani i ndjeri Sh.K., vëllait të të akuzuarit, fillimisht i akuzuari S.A., i thotë “a e di kë e keni sha ju, pa ta q* n**** nuk e la, në qoftë se je burrë qu dil jashtë”, dhe pasi pronari i lokalit e largon të ndjerin jashtë, dhe deri sa i ndjeri ishte jashtë duke kërkuar falje pronarit të lokalit për gjestin e bërë, I akuzuari me shpejtësi ngritët nga tavolina dhe nga dera tjetër e lokalit del jashtë, shkon në kamionetën e tij, e merr pushkën gjysmë automatike të tipit “Ak-47”, nga një distancë e afërt shkrep në drejtim të të ndjerit Sh.K., i cili qëndronte i ndalur me një bisht të sopatës në dorë, fillimisht i akuzuari e godet të njërin në fytyrë, pasi i ndjeri rrëzohet në tokë, iakuzuari vazhdon deri sa i ndjeri ishte i rrëzuar e godet edhe disa herë, me ç ‘rast I shkakton 8 (tetë) plagë në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, të cilat aty për aty kanë qenë vdekjeprurëse”, thuhet në njoftim.

Pas shpallje së aktgjykimit, Kryetarja e Trupit Gjykues ka njoftuar se deri tek vendimi i shpallur, trupi gjykues ka ardhur pas analizimit të të gjitha provave materiale, deklaratave të dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes dhe nga deklarata e të akuzuarit, nga të gjitha këto është vërtetuar në tërësi ngjarja e ndodhur në momentin kritik./Shqip.com