Lajme

24 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 24 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Siç ka raportuar ABC News Albania, gjatë kësaj dite nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Megjithatë, gjatë kësaj dite janë shëruar 32 persona.

Rezultatet e arritura të pozitivitetit me COVID-19 është prej 542 testimeve të kryera.

Janë 285 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po janë duke u trajtuar nga COVID-19 dy pacientë.

/Shqip.com