Lajme

23-vjet nga rënia e dëshmorëve e martirëve në lagjet e Skenderajt

Dëshmorët e Skenderajt

Sot janë bërë 23 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve të Skenderajt, të cilët kanë rënë me 23 mars 1999.

Ish-kryetari i kësaj Komune, Bekim Jashari, ka thënë se sot janë bërë 23 vite nga krimi serb mbi qytetarët e Skenderajt

“Atë kohë pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, kriminelet serb të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaqkitjet e maltretimet e qytetarëve duke i ndarë me pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar tek pishat dhe atje i kishin ekzekutuar, disa prej tyre i kishin vrarë në shtëpi, e disa tjerë i kishin arrestuar”, ka shkruar Jashari ndër të tjera.

Ai ndër të tjera ka thënë se rënia e tyre në altarin e Lirisë është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë./Shqip.com