Lajme

23-vjeçarja e lënduar nga rrëzimi i kulmit të Komunës së Prishtinës ende në gjendje të rëndë

Në Mjekimin Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdon trajtimi i 23-vjeçares e cila u lëndua ditën e enjte nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.

Doktoresha Agreta Gashi bëri të ditur se pacientja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

“Pacientja ka pësuar lëndime të shumta, dhe si pasojë e këtyre lëndimeve gjendja vazhdon të jetë ende e rëndë”, tha ajo për Telegrafi.

Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.

Rënia e kulmit ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 13:00, në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë.

/Shqip.com