Lajme

23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Qendra e COVID-19

23 raste te reja me Coronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ndërsa, nuk është shënuar asnjë viktimë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.555 doza të vaksinës.

Deri më sot janë dhënë 100.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.242.

Në total numri i rasteve aktive është 481./Shqip.com