227 të vdekur nga tërmeti në Haiti

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Haitin, duke vrarë të paktën 227 njerëz.
Tërmeti me magnitudë 7.2 ballë goditi perëndimin e vendit të shtunën në mëngjes, duke rrëzuar dhe dëmtuar ndërtesat, përfshirë kishat dhe hotelet.
Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, tha se kishte “dëme të mëdha” në disa zona dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme një mujore.
Haiti është ende duke u shëruar nga një tërmet shkatërrues i vitit 2010.
Epiqendra e tërmetit të së shtunës ishte rreth 12 km (7.5 milje) nga qyteti Saint-Louis du Sud, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS).
Lëkundja u ndje në kryeqytetin e dendur të populluar të Port-au-Prince, rreth 125 km larg, dhe në vendet fqinje.
“Shumë shtëpi janë shkatërruar, njerëz kanë vdekur dhe disa janë në spital,” tha Christella Saint Hilaire, e cila jeton pranë epiqendrës, për agjencinë e lajmeve AFP. /Shqip.com