22 shkurt – 22 vjeçar – numrin 22 në fanellë
Sot – i ka mbushur 22 vjet, në fanelë e mban numrin 22.
Për ironi të fatit – data është 22 shkurt – 2022.
Sulmuesi i Llille – Timothy Weah është bërë viral në rrjetet sociale – për shkak të kësaj rastësie të numrave.
22 vjeçari e ka fituar vëmendjen – akoma pa filluar takimi kundër Chelseat – në Ligën e Kampionëve.
Nëse do të të shënonte gol – atëherë padyshim do mbetej një datë historike – në karrierën e tij.
Anash – kësaj rastësie ai nuk po kalon një sezon të mirë te skuadra franceze.
Në 19-të ndeshje të zhvilluara, Weah nuk e ka gjetur asnjëherë rrugën për te goli në Ligue 1.
Teksa, është autor i tri asistimeve.
I njëjti fat është duke e përcjellur edhe në Ligën e Kampionëve – ku nuk e ka tundur rrjetën asnjëherë.
Timothy i është bashkur Lliles – në vitin 2019, kurse paraprakisht kishte qenë pjesë e PSG-së. Skuadër në të cilën luajti për grupmosha, për ekipin B dhe pesë ndeshje për skuadrën A.
Së bashku me të – në sulm sonte mund të luaj edhe Edon Zhegrova, për të cilin do të ishte hera e parë që luan në Ligën e Kampionëve. /Shqip.com