Lajme Botë

21-vjeçari akuzohet për publikimin e dokumenteve sekrete amerikane

Jack Teixeira, akuzohet për publikimin e dokumenteve sekrete amerikane
Jack Teixeira, akuzohet për publikimin e dokumenteve sekrete amerikane

21-vjeçari, Jack Teixeira i cili po përballet me akuza penale për nxjerrjen e të dhënave top-sekret të inteligjencës ushtarake në internet, do të mbetet në paraburgim për momentin, sipas dosjeve gjyqësore, raporton Sky News.

Po ashtu, Teixeira akuzohet për publikimin e dokumenteve sekrete amerikane.

Mbetet për t’u parë nëse Teixeira do të zgjedhë të kundërshtojë kërkesën e qeverisë për ndalimin apo jo. 21-vjeçari u arrestua të enjten e javës së kaluar nga FBI në Massachusetts.

/Shqip.com