Lajme Botë

21 të vdekur nga zjarri në një spital në Pekin

21 të vdekur nga zjarri në një spital në Pekin
21 të vdekur nga zjarri në një spital në Pekin

21 persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në një repart spitalor në Pekin, Kinë, sipas Pekin Daily.

Zjarri ka rënë rreth orës 13:00 dhe u shua 35 minuta më vonë pasi një ekip urgjence nxitoi në vendngjarje në Spitalin Changfeng.

Gjithsej 71 persona janë evakuuar nga spitali. “Është tragjike. Unë mund ta shoh aksidentin nga dritarja e shtëpisë sime. Shumë njerëz po qëndronin në njësinë e ajrit të kondicionuar dhe disa madje u hodhën”, tha një përdorues i faqes së rrjeteve sociale Weibo.

/Shqip.com