Lajme

21 raste pozitive me COVID-19

Ilustrim.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 159 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.157 doza të vaksinës. Deri më sot 822.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.563 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 769 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes./Shqip.com