Lajme

21 raste pozitive me COVID-19

Janë shënuar 21 raste të reja me COVID-19. Kjo është bërë sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se brenda 24 orëve janë vaksinuar 128 persona.

Të vaksinuar me një dozë janë 902.933 persona ndërsa me të dy dozat janë vaksinuar 822.891 persona.

Gjithashtu është bërë e ditur se 102.604 janë përforcuar me dozën e tretë.

Brenda 24-orëve janë kryer 477 testime ndërsa numri i rasteve aktive është 148./Shqip.com