Kulturë Kino

“Vera andrron Detin” me premierë holandeze

Filmi i suksesshëm i kinematografisë së Kosovës “Vera andrron Detin” do të shfaqet edhe në Holandë.

Filmi do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Cinecitta në Tilburg.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e filmit, ku u bë e ditur që festivali do të mbahet nga 26 deri më 30 tetor.

Filmi “Vera andrron detin” është bashkëprodhim Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri. Premierën Botërore e ka pasur në Festivalin e Venedikut në shtator të vitit 2021. Prej atëherë, është shfaqur në shumë festivale të rëndësishme botërore dhe ka fituar dhjetëra çmime.

/Shqip.com