Kulturë

202 vjet nga lindja e shkrimtarit të madh rus, Fjodor Dostojevski

Shkrimtari i madh rus, Fjodor Dostojevski
Shkrimtari i madh rus, Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi.

Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko – letrar “Petrashevski’ arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua.

Cai Nikolaj, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anullonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit. Si rezultat, Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjetësh kthehet në Shën Peterburg.

Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Ndëshkim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Dostojevski iu kthye jetës së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”.

Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës’ një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.

Romani “Krim dhe Ndëshkim”

Romani “Krim dhe Ndëshkim”

Krim dhe Ndëshkim është roman i publikuar më 1866 nga shkrimtari rus Fjodor Dostojevski. Konsiderohet si një nga romanët rusë më të njohur dhe i përket periudhes pjekurisë së tij. Tregon dilemat morale dhe mendore të studentit të varfër Rodjon Raskolnikov, i cili thur dhe zbaton një plan për të vrarë një grua fajdexheshë.

Romani ndahet në gjashtë pjesë të cilat përmbajnë pesë deri në tetë kapituj secila. Ngjarja zhvillohet pothuajse e tëra në Shën Petërsburg. Një pjesë tjetër zhvillohet ne burgun afër lumit Irtish, në Siberinë perëndimore. Në roman nuk përmëndet vendi, por nga përshkrimi dhe nga të dhënat biografike të shrikmtarit, mund të bëhet fjalë për qytetin Omsk, ku ndodhej kampi i punëve të forcuara në të cilin ishte dënuar për 10 vjet Dostojevski. Pjesa më e madhe e ngjarjes zhvillohet në Shën Pjetërburg, qytet i përshkruar përgjatë romanit.

Personazhi kryesor është Rodjon Romanoviç Raskolnikov (Rodja), ish-student që jeton në varfëri në një apartament të Shën Pjetërburgut. Kryen një krim sepse është i bindur se ka forcën e duhur për ta bërë, krahasohet me Napoleonin, por paranoja dhe faji e zhysin plotësisht.

Romani përshkruan dy krime: Vrasja e nje gruaje të vjetër fajdexhie (i planifikuar dhe menduar nga Raskolnikov) dhe ajo e motrës së saj, e cila për fat të keq ndodhej në apartamentin e saj në momentin e krimit. Autori i krimeve është studenti Rodjon Raskolnikov dhe romani tregon përgatitjen e krimit, efektet që ka në shëndetin e tij mendor e fizik dhe fatin e Raskolnikovit. Personazhi vuan nga një izolim i fortë emotiv dhe arrin me shumë vështirësi të tregojë te vërteten Sonjas, një vajzë e re e vafër e cila e shpëton nga kushtet e vështira mendore të Raskolnikov, i cili justifikon krimin e tij.

Romani konsiderohet si një nga kryeveprat e letërsisë ruse, e dyta mbas romanit historik Lufta dhe Paqja.

/Shqip.com