Lajme Ballkan

200 euro gjobë për ata që ecin me rroba plazhi në qytetin e Budvës në Mal të Zi

Qyteti i Budvas në Mal të Zi

Turistët dhe banorët që ecin rrugëve në zonën e qytetit të Budvës në Mal të Zi me rroba plazhi do të gjobiten me 200 euro.

Kjo është përcaktuar në Vendimin për Rendin Komunal, i miratuar në seancën e Kuvendit të Komunës së Budvës dhe i publikuar në Gazetën Zyrtare në fund të muajit prill.

Siç thuhet më tej, gjobat janë më rigoroze krahasuar me sanksionet e parashikuara në vendimin e mëparshëm, shkruan vecernjenovosti.ba.

Me miratimin e këtij vendimi në parlamentin vendor, Budva i është bashkuar Splitit dhe Dubrovnikut, të cilët kanë vendosur gjoba për turistët e veshur ‘në mënyrë të pahijshme’.

/Shqip.com