Lajme

20 vjeçarja goditet nga vetura në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes

Një 20 vjeçare është goditur nga një veturë në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha tha se e lënduara është dërguar për trajtim në emergjencë.

Ndërsa, raportohet se shoferi që e ka shkaktuar aksidentin, ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Me datën 24.04.2022 rreth orës 10:50 në Rr. Prishtinë-Fushë Kosovë afer ETC-së, është raportuar për një aksident trafiku. Njësitë kompetente policore iu kanë pergjigjur rastit dhe sipas informatave fillestare kemi të bëjmë me një aksident rrugor me lëndime të rënda trupore ku dyshohet se është përfshirë një automjet (i cili raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes) dhe një këmbësore femër e moshës rreth 20 vjeçare”, u shpreh Hoxha për SHQIP.com.

“Personi (këmbësorja) e cila raportohet të ketë marë lëndime të rënda trupore është transportuar me autoambulancë për në emergjencë”, theksoi më tej Hoxha.

Në lidhje me rastin, njësitet kompetente të trafikut kanë nisur veprime tjera hetimore dhe sqarimin e rrethanave./Shqip,com