Lajme Botë

20 të vdekur dhe 14 të plagosur në një aksident me autobus në Kolumbi

Dje gjatë ditës së shtunë, të paktën 20 perona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur pasi një autobus është rrotulluar në rrugë në Kolumbi.

Siç raporton The Guardian, këtë e kishte konfirmuar nga Policia e Trafikut në Departamentin e Narinos, Albertland Agudelo.

Sipas njoftimeve, në mesin e të plagosurve janë një vajzë tre vjeçe dhe një djal tetë vjeç.

Pamjet e transmetuara në televizione tregonin skena të autobusit gjatë incidentit që ndodhi midis qyteteve jug-perëndimore pasto dhe Popayán.

Autoritete thanë se aksidenti mund të jetë shkaktuar si pasojë e nëj defekti mekanik, ndërsa mediat lokale raportuan se autobusi ka mundur që të rrëzohet pranë shpatit të malit por që ishte pënguar nga barrierat e rrugës.

Drejtori i trafikut dhe transportit në atë zonë ku ndodhi aksidenti, kolonel Oscar Lamprea jut ha gazetarëve se hetuesit janë duke parë nëse ka dështime mekanike, konkretisht në systemin e frenave.

Ndërsa, një raport paraprak supozoi se shoferi mund të ketë humbur kontrollin pasi doli nga një kthesë në një zonë të mjegullt.

Aksioni i shpëtimit nga policia dhe zjarrfikësit për ta ngritur autobusin, të evakuohen të plagosurit dhe të nxjerrën të vdekurit, zgjati afërsisht nëntë orë.

/Shqip.com