Lajme Ballkan

20 të plagosur nga protestat në Malin e Zi

Protesta në Malin e Zi.

Të paktën 20 persona u plagosën të dielën në Mal të Zi gjatë përleshjeve midis policisë dhe demonstruesve që përpiqeshin të parandalonin përurimin e kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe.

Policia njoftoi gjithashtu për tetë arrestime pas dhunës që prishi ceremoninë e shkurtër të kurorëzimit në Cetinje, ish -qyteti mbretëror në jug të vendit.

Peshkopi Joanikije duhej të fluturonte me helikopter nga kryeqyteti Podgorica në manastirin e qytetit për të kapërcyer barrikadat që kishin bllokuar rrugët hyrëse në Cetinje, një ditë më parë.

Lexo edhe:
“Kur ushtria kthehet në Kosovë”, provokojnë priftërinjtë ortodoksë – reagime nga Kosova

Policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve që qëlluan me armë në ajër dhe hodhën shishe dhe gurë, të dielën në Mal të Zi para një përurimi të planifikuar të kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe në vend.

Të Shtunën, qindra protestues u përballën me policinë në Cetinje rreth një manastiri ku supozohet të bëhet përurimi i Mitropolitit Joanikije.

Demonstruesit gjithashtu ngritën barriera rrugore me kontejnerë plehrash, goma dhe gurë të mëdhenj për të parandaluar personalitetet e kishës dhe të shtetit që të vijnë në përurim.

Thirrja “Kjo nuk është Serbi!” dhe “Ky është Mali i Zi”, ishte mbishkrimi kryesor kundërshtues ndaj influencës serbe. /Shqip.com