Sport Ndërkombëtar

20 frazat më të “çmendura” nga Ibrahimovic gjatë karrierës së tij

Zlatan Ibrahimovic ia dha lamtumirën Milanit në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në “San Siro”, kundër Veronës. Në fakt, sulmuesi suedez ka lënë shumë fraza që bënë histori gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme në futboll.

1. Ibra vlerëson pjesëmarrjen e Manchester United në Ligën e Evropës: “Liga e Evropës është bërë Liga e Kampionëve që kur kam vënë këmbën në fushë këtë vit”.

2. Ibra në profilin e tij në Twitter, para se të largohej nga PSG: “Arrita si mbret, po iki si legjendë”.

3. Sulmuesi i PSG, i intervistuar nga ‘BeinSport’, i dërgoi një mesazh të qartë klubit në pritje të rinovimit të kontratës: “Një statujë e imja duhet vendosur në vend të Kullës Eiffel”.

4. Në moshën 17-vjeçare, kur ishte në Malmoe, Ibrahimovic ishte një hap larg Arsenalit, por prishi gjithçka kur trajneri Arsene Wenger i kërkoi atij që të bënte një provë. “Zlatan nuk bën audicion”, – u kundërpërgjigj ai.

5. “Numri 10 i Suedisë i përket Ibrahimovicit”

6. “Në fillim shkova majtas dhe ai bëri të njëjtën gjë; pastaj unë shkova djathtas dhe ai më pëlqeu. Më pas shkova përsëri majtas dhe ai shkoi t’i blinte vetes një hot-dog”. Kështu, Ibra e ka rrëfyer driblimin prej tij të mbrojtësit të Liverpool, Stephane Henchoz.

7. “Nëse do të kisha praktikuar taekwondo, me siguri do të kisha fituar disa medalje olimpike”. Zlatan praktikoi arte marciale si adoleshent, kjo shpjegon dhe goditjet e tij akrobatike në fushë.

8. “Stil suedez apo sllav? Është stili i Zlatanit. Nuk kam nevojë për pseudonim. Nëse doni t’ju bëj përshtypje, më shikoni teksa luaj”. Kështu iu përgjigj Ibra atyre që e krahasonin me Radamel Falcao, dikur i Monakos, me nofkën ‘El Tigre’.

9. “A kam blerë një Porsche? Jo, kam marrë një avion. Është shumë më i shpejtë”.

10. Gazetari: “Kush do ta fitojë ‘play-off’ për Kupën e Botës?” Përgjigja e Ibrahimovic: “Vetëm Zoti e di”. Gazetari shton: “Është pak e vështirë ta pyesësh atë”. Përgjigja përfundimtare e Ibrës: “Pse? Ai është para jush tani…”

11. “Unë jam Zlatan, po kush dreqin je ti?” Kjo ishte përgjigja e suedezit për një gazetar që e pyeti se si do t’iu prezantohej bashkëlojtarëve të rinj tek Ajax.

12. “Atë që John Carew mund ta bëjë me një top, unë mund ta bëj me një portokall”. Kështu e komentonte Ibra performancën e kolegut të tij norvegjez.

13. “Nëse më merr mua, ke blerë një Ferrari. Nëse vozit një Ferrari, duhet të vendosësh benzinën më të mirë në të, pastaj merr autostradën dhe shkel gazin. Guardiola, nga ana tjetër, vendos naftë në këtë makinë dhe e përdor për një shëtitje në fshat. Duhet të kishte blerë një Fiat…” Ibra dhe Guardiola, një dashuri që nuk lulëzoi kurrë.

14. “Unë dhe familja ime po kërkojmë një apartament në Paris. Nëse nuk e gjejmë një të duhurin, ndoshta do ta blejmë krejt hotelin”.

15. “Asgjë, ajo tashmë ka Zlatan”. Kështu iu përgjigj Ibra gazetarit që e pyet se çfarë do t’i dhuronte gruas së tij për ditëlindje.

16. “Unë mund të luaj në 11 role, sepse një lojtar i mirë mund të luajë kudo”. Ibra e konsideronte veten të gjithanshëm.

17. “Një Kupë Bote pa mua është një kupë ku nuk ka asgjë për t’u parë, kështu që nuk ia vlen të presësh për ta shikuar”. Kështu e komentonte Ibra mungesën e Suedisë në fazën finale të Botërorit në Brazil.

18. “Nuk i jap rëndësi askujt se kush fiton, po shkoj me pushime”. Kjo ishte përgjigja e Ibrahimovic për pyetjen se kush do ta fitonte “Euro 2012”.

19. “Është e vërtetë, nuk di shumë për lojtarët e kësaj lige, por jam i sigurt se ata dinë shumë për mua”. Ibrahimovic pasi kaloi nga Milani te PSG në vitin 2012.

20. Një gazetar pyeti basketbollistin boshnjak Nihad Dedovic nëse kishte lidhje me Zlatan Ibrahimovic (prej ngjashmërisë së madhe): Dedovic tha: Jo, babai im nuk ka qenë kurrë në Suedi. Zlatan iu kundërpërgjigj: Por babai im ka qenë në Bosnjë.

/Shqip.com