Lajme

2 vite e 3 muaj burgim dhe 600 euro gjobë ndaj zyrtarëve të Drejtorisë për Migrim dhe pjesëtarëve të FSK-së

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpall aktgjykim dënues ndaj akuzuarve Maxhun Maloku, Fadil Rexhepi, Enver Franca, Remzi Bislimi dhe Razim Berisha, duke i dënuar me 2 vite e 3 muaj burgim.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të hënën nga gjykatësi Sahit Krasniqi.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Maxhun Maloku për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, u dënua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 4 muajve.

Ndërsa, i akuzuari Fadil Rexhepi për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, u dënua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 5 muajve, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Enver Franca për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, u dënua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 muajve

Të pandehurit janë obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 100 euro, si dhe shumën prej 50 euro për kompensimin e viktimave të krimi.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë../Shqip.com