Lajme

2 raste të dhunës në Kosovë në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

Janë raportuar 2 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orët e fundit.

Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit, rastet e dhunës vijnë nga qyteti i Prizrenit dhe i Skenderajt.

Në Prizren raportohet se është arrestuar një person pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjarëve të tij.

Sipas bashkëshortes së të dyshuarit, ai ishte nën ndikim të alkoolit. Lidhur me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajte.

Ndërsa në qytetin e Skenderaj raportohet se një grua ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin është sulmuar nga ana e tij.

I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur në ora 19:05 minuta të mbrëmjes së djeshme./Shqip.com