Lajme

2 mijë e 390 raste të reja me COVID-19

Klinika Infektive, QKUK.

Dy mijë e 390 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar të dielën në Kosovë, përcjell Shqip.com.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar një mijë e 291 qytetarë, duke e çuar kështu në 166 mijë e 282 numrin e të shëruarve gjithsej.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë dhënë dy mijë e 556 doza të vaksinës anti-COVID’19, kurse që nga fillimi i vaksinimit, janë dhënë një milion e 776 mijë e 133 doza gjithsej.

Ndërkaq, deri më tash 805 mijë e 86 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës./SHQIP.com