Lajme

2 mijë e 160 shkurorëzime gjatë vitit 2021, më së shumti në Prizren, Prishtinë dhe Podujevë

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar statistikat e shkurorëzimeve për vitin 2021.

Sipas një njoftimi për media të ASK-së, në vitin 2021 janë regjistruar 2.160 shkurorëzime dhe numri më i madh i tyre ka qenë në Prizren, Prishtinë dhe Podujevë.

“Në vitin 2021 janë regjistruar 2.160 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve ka ndodhur në: Prizren (189 raste), ose 8.8%; Prishtinë (175 raste), ose 8.1%; Podujevë (141 raste), ose 6.5%,etj. Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti i dytë me 10.0%, viti i tretë me 9.0% dhe viti i katërt me 7.4% e të shkurorëzuarve”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Në bazë të këtyre statistikave, grupmosha me e divorcuar tek gratë është 25-29 vjeçare ndërsa tek burrat 30-34 vjeç/Shqip.com