2 Korriku – në krizë të rezultateve pozitive
Publikuar:
(26.09.2022 19:05:27)

FC 2 Korriku nuk e ka nisur mbarë sezonin e ri në Ligën e Parë – Grupi B.
Verdhezinjtë janë skuadra e vetme pa fitore dhe gjenden në pozitën e fundit në tabelë.
Pas gjashtë xhirove të zhvilluara – ky ekip ka arkëtuar vetëm dy barazime, teksa është mposhtur katër herë.

Në total – 2 Korriku ka shënuar vetëm shtatë gola, ndërsa ka pranuar 12-të.
Pozita aktuale e dërgon në Ligën e Dytë – ani pse kampionati është i gjatë.
Lider i këtij grupi është Ulpiana – me 13-të pikë – e ndjekur nga Vushtrria dhe Vojsa me dy pikë më pak./Shqip.com