Lajme

1945 gjoba të trafikut për 24 orë, 5 gjoba për masat anti-covid 19

Gjobat anti-COVID

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë shqiptuar 1945 gjoba të trafikut për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugorë.

Në bazë të statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës po ashtu është bërë e ditur se brenda 24 orëve janë 8 aksidente me të lënduar dhe 21 aksidente me dëme materiale.

Po ashtu është bërë e ditur se 18 persona janë arrestuar ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajte, dhe 4 persona janë dërguar në mbajte të dënimit.

Statistikat e Përgjithshme të Policisë

Ndërsa për shkelësit e rregullave të masave të anti-covid, Policia e Kosovës ka arritur që të shpërndajë 5 gjoba për shkelësit e rregullave anti-covid-19./Shqip.com