Lajme Botë

Japoni: 19 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut

Rrëshqitje e dheut në Japoni.

Zyrtarët japonez kanë thënë se 19 persona janë zhdukur pasi një rrëshqitje e madhe goditi qytetin Atami në Japoninë qendrore, transmeton SHQIP.

Pamjet treguan një përrua me baltë duke rënë poshtë një kodre në qytetin në jugperëndim të Tokios.

Incidenti vjen pasi për ditë me radhë Japonia u përballë me reshje të mëdha të shiut.

Kryeministri,Yoshihide Suga ka deklaruar se janë duke përgatit një Task Forcë emergjente për t’iu përgjigjur katastrofës, shkruan BBC.

Reshjet e shiut kanë qenë mbi mesataren për korrikun për provincën e Shizuoka, ku ndodhet Atami.

“Dëgjova një tingull të tmerrshëm dhe pashë një rrëshqitje baltë që rridhte poshtë ndërsa punëtorët e shpëtimit po i nxisnin njerëzit të evakuoheshin. Kështu që vrapova në një tokë më të lartë” tha një dëshmitarë./SHQIP.com