Lajme Botë

19 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Tanzani

19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të nja airoplani të Tanzanisë në liqenin Viktoria.

Siç raporton BBC, nga 43 veta sa ishin në bord, vetëm 24 prej tyre mbijetuan.

Dy nga pilotët fillimisht u shpallën si të mbijetuar pasi arritën të flisnin nga kabina e pilotit, por kryeministri tha se deri atëherë ata mund të kenë vdekur.

Abdul Nuri ishte në aeroport duke pritur fluturimin e kthimit për në qytetin më të madh të Tanzanisë, Dar es Salaam, kur pa avionin të zhytej në liqen.

“Ne ishim me të vërtetë të tronditur. Njerëzit u panikuan dhe disa filluan të qanin e të bërtitnin. Të portat e të ardhurve, njerëzit u panikuan gjithashtu – shumica e tyre po prisnin për të afërmit e tyre”, tha Nuri.

Kjo tragjedi e cila ndodhi thuhet se ishte shkaktuar nga moti i keq.

Kryeministri i Tanzanisë Kassim Majaliwa ka shkuar në vendngjarje dhe tha se do të kryhet një hetim i gjerë për të përcaktuar shkaqet e plota të përplasjes.

“Ne ende po identifikojmë trupat, por ka shumë të ngjarë që pilotët mund të kenë vdekur,” tha ai.

Aeroporti është mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm.

Presidentja Samia Suluhu Hassan u ka shprehur ngushëllimet e saj të prekurve dhe bëri thirrje për qetësi ndërsa operacioni i shpëtimit vazhdon.

Avioni po fluturonte nga Das es Salaam në Bukoba nëpërmjet Mwanza.

/Shqip.com