Lajme

189 rast aktive me COVID-19

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në Kosovë janë 189 raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në 24 orët e fundit janë konfirmuar gjithashtu 13 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe janë shëruar 20 persona.

Në bazë të MSH-së, vetëm 39 persona janë vaksinuar brenda 24 orëve.

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë

Megjithatë, kohët e fundit është duke u marrë edhe doza e katër e vaksinës.

Gjithsej janë dhënë 1.751 doza. MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar vaksinimin e qytetarëve si dhe kanë apeluar që të ju përmbahemi masave për tu mbrojtur kundër COVID- 19./Shqip.com