Sport Ndërkombëtar

Haaland nuk e ka butonin “stop”

Erling Haaland

Në Austri e Bundesliga ishte makineri e golave.

Njëjtë po vazhdon edhe në Premierligë – nuk po ndalet dot.

Erling Haaland është autor i dhjetë golave – në vetëm gjashtë ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit anglez.

Askush – nuk ka shënuar dhjetë gola me kaq pak ndeshja sa Erling – në tërë historinë e kësaj lige.

Ai realizoi edhe ndaj Aston Villës, ani pse ndeshja mbaroi 1-1.

Shtatgjati është vetëm 22 vjeçar – ama po duket si një qendërsulmues që ka përvojë të madhe në supe.

Haaland e synon Këpucën e Artë – në ishull, ndërsa për këtë çmim kokë për kokë do të “luftojë” me Harry Kane dhe Mohamed Salah.

Norvegjezi ka kontratë me Cityn – deri në vitin 2027, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 150 milionë euro./Shqip.com