Rozë Ndërkombëtar

Nuk iu hap parashuta, 21 vjeçarja vdes gjatë aktivitetit

Një 21-vjeçare modele dhe influencere e TikTok-ut vdiq në një aksident me parashutë pasi parashuta e saj nuk u hap.

Sipas Skydive Toronto, Tanya Pardazi lëshoi ​​një parashutë kryesore e cila u hap më vonesë dhe ky ishte akitiviteti i saj i parë vetëm me parashutë, raporton Dailymail.

Para se të bënte hedhjen, Pardazi u mësua se si të kalonte në parashutën e saj rezervë, ndërkaq është e paqartë pse parashuta kryesore nuk u hap gjatë aktivitetit.

Po ashtu shoqja e saj e ngushtë kishte tha se nuk ka arsye që ajo ta bënte këtë në mënyrë të qëllimshme.

Pardazi kishte 100 mijë ndjekës në TikTok, ajo ishte studente e filozofisë në Universitetin e Torontos.