Rahoveci po shkëlqen
Publikuar:
(28.08.2022 20:44:05)

KF Rahoveci është duke dhënë sinjale që e kërkon inkuadrimin në Superligë.
“Vreshtarët” kanë arkëtuar gjashtë pikë – nga dy ndeshje të zhvilluara.
Fillimisht, kye kip triumfoi ndaj Lirisë me rezultat minimal 1-0.

Për të dëshmuar që kjo ndeshje nuk ishte rastësi – Rahoveci triumfoi edhe në udhëtim te Istogu me shifrat 1-3.
Skuadra e udhëhequr nga Senad Alirifa – është në Grupin A – të Ligës së Parë – ku ka emra të mëdhenjë si Vëllaznimi, Feronikeli 74, Lira e Trepça.
Mbetet të shihet – se a do arrijnë ta ruajnë këtë formë edhe në pjesën tjetër të kampionatit. /Shqip.com