Lajme

181 pacientë po trajtohen për COVID-19 në spitale – më shumë se gjysma me oksigjenoterapi

Foto e ilustruar

Më shumë se gjysma e pacientëve që po trajtohen për Coronavirus në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitale të përgjithshme, janë me oksigjenoterapi.

Kështu thuhet në raportin e datës 27 janar të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Prej 181 pacientëve që po trajtohen në spitale, 144 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 37 të tjerë post-COVID-19. 98 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë tre pacientë.

Në Infektive po trajtohen 67 pacientë, në Pulmologji 34 post-COVID, në Pediatri nëntë pacientë dhe në Gjinekologji dhjetë.

Spitali i Gjakovës ka 16 pacientë, si spitali rajonal me më së shumti pacientë. Në atë të Mitrovicës po trajtohen 12 pacientë, ndërsa në të Gjilanit 11. Në Spitalin e Pejës po trajtohen nëntë pacientë, ndërsa në të Prizrenit 6 e atë të Ferizajt 4./SHQIP.com