Sport Ndërkombëtar

18-të vjeçari që po konsiderohet e ardhmja e Amerikës – në 200 metra

Erriyon Knighton

Erriyon Knighton është emri – që po konsiderohet si e ardhmja e atletikës në Amerikë.

Me vetëm 18 vjet në supe, ai është bërë njeriu i katërt më i shpejtë në histori – në 200 metra pasi shënoi 19.49 sekonda në LSU Invitational.

Erriyon e theu rekordin e tij botëror nën 20 vjeç me 0.35 sekonda në Baton Rouge, Luiziana.

Tashmë, vetëm rekordmeni botëror Usain Bolt (19.19), bashkombasi i tij – Yohan Blake (19.26) dhe amerikani Michael Johnson (19.32) kanë vrapmuar më shpejtë se Erriyson.

Koha që vrapo Kinghton është më e shpejta 200 që kur Bolt fitoi finalen e Olimpiadës në vitin 2012.

Xhamajkani kishte kapur kohën 19.5 sekonda në katër raste, duke e bërë këtë për herë të parë në moshën 21-vjeçare, ndërsa Blake e ka bërë dy herë dhe Johnson e ka bërë një herë në vendosjen e rekordit të atëhershëm botëror në Lojërat Olimpike të 1996-ës, në Atlanta.

https://twitter.com/Athleticsglobe/status/1520503576375799812?s=20&t=NDVltx5Xm1fetgn5sVBtcw

Knighton – duket që e ka shpejtësinë e dritës – por mbetet të shihet nëse do arrijë ta menaxhojë si duhet dhe të arrijë suksese./Shqip.com