Lajme

18 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Klinika Infektive në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 18 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Siç kanë njoftuar mediat atje, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar 21 qytetarë.

Rastet pozitive kanë ardhur si rezultat i 292 testimeve të kryera. Numrin me të madh për raste të reja me COVID-19 e mbanë Tirana, pastaj Saranda, Lezha, Durrësi, Lushnja, Gjirokastra dhe në fund Dimali.

Aktualisht, në Shqipëri janë edhe 183 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa, në spitalin COVID3 janë duke u trajtuar katër pacientë me COVID-19.

/Shqip.com