Lajme

18 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 18 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri.

Siç ka raportuar Abcnews.al, ky rezultat ka ardhur nga 650 testime të kryera.

Numrin më të madh të rasteve pozitive e ka pasur Tirana duke pasuar me Fierin, Gjirokastrën etj.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj dite janë shëruar 14 qytetarë si dhe dy të tjerë janë duke u trajtuar në spitalin COVID3.

Nuk ka asnjë të vdekur gjatë 24 orëve ndërsa, në Shqipëri janë edhe 243 raste aktive me COVID-19.

/Shqip.com