Sport Ndërkombëtar

Silva mbetet në Manchester

Bernardo Silva

Barcelona e dëshironte në “Camp Nou”.

Por, gjendja financiare dhe e pamundësoi transferimin e tij.

Bernardo Silva do të mbetet në Manchester City – sipas “The Atletic”.

Mesfushori portugez – ishte i interesuar për një lëvizje në Spanjë, ama pritjes së tij i ka ardhur fundi.

Fakti që, Frenkie de Jong qëndroi te Barça – e bëri thuajse të pamundur këtë “operacion” – pasi do t’i kushtonte katalunasve – 80 milionë euro.

Silva – ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025, teksa ky është sezoni i gjashtë që po e zhvillon në ishull.

Ai u paraqit në 35 ndeshje në sezonin e kaluar të Premierligës, shënoi tetë gola dhe asistoi katër herë./Shqip.com