Lajme Botë

17 të vrarë nga rrëzimi i një avioni në Filipine

Rrezimi i avionit në Filipine

Ministria e Mbrojtjes së këtij shteti ka njoftuar se të paktën 17 persona janë vrarë pasi një avion ushtarak u rrëzua në jug të Filipineve, transmeton SHQIP.

Avioni me 92 persona në bord u rrëzua pasi doli nga pista gjatë ngritjes, raporton ‘The New York Time’.

Të paktën 40 ushtarë janë shpëtuar nga rrëzimi në ishullin Jolo, që gjendet një mijë kilometra në jug të Manilës, tha gjenerali Cirilito Sobejana.

“Po bëjmë më të mirën për të shpëtuar pasagjerët”, tha ai për gazetarët.

Fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes shfaqin tym dhe flakë nga aeroplani, i cili është rrëzuar në mesin e disa drunjve.

humica e pasagjerëve të këtij aeroplani ishin persona që sapo kishin diplomuar nga ushtrimet bazike ushtarake dhe po udhëtonin drejt një ishulli për t’iu bashkuar një taskë-force që lufton terrorizmin në këtë rajon me shumicë myslimane./SHQIP.com