Lajme

17 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë edhe 17 raste active me COVID-19.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, vetëm në 24 orëte  fundit janë shënuar tri raste pozitiv me virus.

Vlen të theksohet që gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar katër persona.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here – Megjithatë, në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës.

MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë apeluar vazhdimisht qytetarët që të vazhdojnë vaksinimin si dhe të ju përmbahemi masave preventive kundër COVID-19.

/Shqip.com