Lajme

17 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë edhe 17 raste aktive me COVID-19.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast pozitiv.

Vlen të theksohet që gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar 11 persona.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here – Megjithatë, në 24 orët e fundit janë dhënë 24 doza të vaksinës kundër COVID-19.

MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë apeluar vazhdimisht qytetarët që të vazhdojnë vaksinimin si dhe të ju përmbahemi masave preventive kundër COVID-19.

/Shqip.com