Lajme

164 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

COVID-19, ilustrim

Gjatë 24-të orëve të fundit janë raportuar 164 raste pozitive me COVID-19.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Deri më sot 823.767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 103.270 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.700 doza të vaksinës.

Sot janë shëruar 49 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive është 1.012./Shqip.com