Lajme

164 konsumatorë kapen duke e vjedhur energjinë elektrike

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë ka bërë të ditur se i ka zënë 164 konsumatorë duke e vjedhur energjinë elektrike nga data 21 deri me datën 27 nëntor.

Po ashtu sipas një njoftimi nga KEDS-I, në të gjitha distriktet janë kryer 1 mijë e 976 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike.

Raporti i KEDS

Më tej, KEDS ka thënë se keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

/Shqip.com