Lajme

16-vjeçarja nga Istogu lind foshnje, Policia nis hetimet

Spitali i Pejës

Një e mitur, 16-vjeçare nga Istogu të hënën në Spitalin Rajonal të Pejës, ka lindur një foshnje, përcjell Shqip.com.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari i cili bashkëjeton me të miturën është arrestuar, dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se në spitalin rajonal të Pejës  viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeçe ka lindur një foshnje, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar i cili bashkëjeton me viktimën është arrestuar. 

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./SHQIP.com