Sport Ndërkombëtar

16-vjeçarja italiane që e përfaqëson Shqipërinë zuri vendin e 20-të në garën elitare të skijimit alpin, në Kupën e Botës

Skitarja e talentuar 16-vjeçare Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë, ka marrë pikë tjera në garën elitare të skijimit alpin, në Kupën e Botës.

Italianja Colturi të mërkurën në Semmering të Austrisë zuri vendin e 20-të në sllallom të madh, duke marrë 11 pikë.

Vendin e parë e zuri amerikania Mikaela Shiffrin.

Colturi ka vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë, duke shkaktuar bujë të madhe në Itali. Këtë edicion ajo ka debutuar në Kupën e Botës të skijimit alpin.

Rezultatin më të mirë këtë edicion e arriti më 26 nëntor në sllallom të madh në Killington të SHBA-së duke zënë vendin e 17-të.

Mori 14 pikë. Ndërsa në pikë përfundoi edhe në sllallom në Sestriere të Italisë më 11 dhjetor, duke përfunduar në vendin e 25-të. Mori 6 pikë.

Në total këtë stinor ajo ka marrë 31 pikë në Kupën e Botës.

Colturi është e bija e Daniela Ceccarellit, kampiones olimpike në Super-G në vitin 2002. Asaj po i parashikohet një e ardhme e madhe.

/Shqip.com